Presidenti i Letonisë vizitë zyrtare në Kosovë, policia merr masa për ruajtjen e rendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

residenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. 

Share This Article