Presidenti i Lituanisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.

Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë – e cila kufizohet me Rusinë – i tha BBC News “ne do të ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-s që ky agresion të mos zgjerohet”.

Share This Article