Presidenti i Malit të Zi: Po kthehet ideja e Serbisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq beson se Serbia është kthyer në politikën e saj të viteve të 90-ta.

Sipas Gjukanoviqit, Serbia po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje me idenë e saj për një “Serbi të re të Madhe”.

“Duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, Serbia në të vërtetë po e rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje duke kamufluar idenë e saj për një Serbi të Madhe të re”, tha Gjukanoviq për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Presidenti malazez ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjukanoviq tha se ai nuk ka asnjë komunikim me Vuçiqin, e as ndonjë marrëdhënie biznesi.

Share This Article