Presidenti i Maqedonisë së Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje, në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi.

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Presidenti i vendit po ashtu shtyhu edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa afat, deri sa të krijohen kushtet për t’i mbajtur ato në mënyrë të sigurt. Ai po ashtu tha se Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit.

“Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, përsëris, të gjitha, edhe shtetërore, edhe private, që më me sukses ta menaxhojmë epideminë. Në situatë të jashtëzakonshme Qeveria do të mund të sjellë urdhëresa me fuqinë e ligjit me qëllim që të aplikojë kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe veçanërisht të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila hyn në një periudhë krize”, tha Penderovski

Pendarovski porositi edhe një herë qytetarët të cilët janë jashtë vendit.

“Më mirë është të qëndroni atje ku jeni. Apeloj tek të gjithë qytetarët tanë që të jemi të qetë, të përgjegjshëm dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, apeloi  Pendarovski./Alsat/

Share This Article