Presidenti i parlamentit austriak: Të hapen negociatat me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin Italian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, Sobotka konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Sa i përket projektit të paqes për të cilin punon Europa, ai nuk mund të përmbushet nëse nuk bëjnë pjesë në të edhe vendet e Europës Juglindore, kështu që mendoj se është e rëndësishme edhe aty të ndërmarrim diçka, e dua të them që ne jemi në të njëjtën gjatësi vale. Në fakt, si unë, si president i parlamentit austriak, ashtu edhe presidenti i dhomës italiane të deputetëve, do të vizitojmë Shqipërinë për ta bërë të qartë rëndësinë e këtij vendi”, deklaroi ai.

Më herët, Sobotka ka theksuar se bllokimi i negociatave për procesin e anëtarësimit dëmtonte perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e vetë Bashkimit Europian./ATSH/

Share This Article