ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenti i ri, skadoi afati për kandidaturat

albnews by albnews
15 May, 2022
in Albania
0
Sara Lleshi i reagon Ballës: Reflekto sa je në kohë dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Afati i vendosur nga Konferenca e Kryetarëve për protokollimin e kandidatëve për President skadoi. Brenda orës 16:00 nuk u regjistrua asnjë emër që duhet të shkonte në votim në raundin e pare.

Çka automatikisht bën që Parlamenti të mblidhet pasditen e nesërme në orën 17:00 dhe ta cilësojë të ezuruar pa një kandidat raundin e parë të votimit për Presidentin e ri. Raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se data 23 Maj.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në fakt ezurimi i raundit të parë pa kandidat ishte i pritshëm sa kohë që të premten pas takimit që grupi i 3 të mandatuarve socialist me 2 nga 3 grupet parlamentare të opozitës u dakordësua që palet të riulen në tryezë kësaj here për të propozuar emra konkretë kandidatësh.

Demokratët ende nuk janë përfshirë në këtë proces. Ftesës për t’u ulur, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj me një letër drejtuar homologut socialist ku i kërkonte transparencë për një proces ku ai mendon që e drejta për të propozuar emra i takon opozitës.

Nuk dihet nëse negociatat e nisura do të prodhojnë një President konsensual siç pretendon të ndodhë shumica socialiste që e inicioi këtë proces dialogu.

Deri tani ajo që dihet është që Kryeministri kërkon që kandidati për President të mos jetë pjesë e politikës aktive dhe aq më pak të vijë nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Por të dy përfaqësuesit e opozitës të premten e cilësojnë të pakuptimtë kushtin që Presidenti i ri të mos jetë në politikën aktive. Arsyet e këtij kushti nga socialistët janë mëse të qarta pas eksperiencës që ata patën me ish-aleatin e tyre Ilir Metën, që pretendojnë se e përdori poltronin presidencial për pozitat e tij politike që kërkon t’i forcojë një ditë pasi të lërë Presidencën, duke paralajmëruar që ky hap hidhet  pas 24 Korrikut kur i përfundon zyrtarisht mandati.

Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë. Nëse brenda 3 raundeve të para Presidenti që i kënaq të gjitha palët nuk gjendet, socialistët kujtojnë përcaktimin kushtetues që në 2 raundet e fundit kreu i shtetit zgjidhet me 71 vota, vota që ata këtë mandat të tretë i kanë për ta ndërmarrë këtë hap.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result