Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Vendi ynë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha të martën në mbrëmje se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.

“Nuk është reale të pritet ‘çnjohja’ (e pavarësisë) së Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq në një intervistë për televizionin Nova.

“Mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi Milatoviq, transmeton Telegrafi.

“Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të vijë pas ftesës të (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq”, tha presidenti i ri i Malit tw Zi.

Megjithatë, ai tha se vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel sepse, siç ka përsëritur ai, Mali i Zi “me të vërtetë po lëviz” drejt BE-së.

Share This Article