Presidenti i Turkmenistanit pretendon se nuk kanë pasur asnjë rast me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turkmenistani nuk ka regjistruar as edhe një rast me COVID-19 nga fillimi i pandemisë, kështu të paktën pretendon presidenti i vendit.

“Falë punës që e kemi kryer në Turkmenistan, nuk kemi asnjë rast të coronavirusit”, ka thënë Gurbanguli Berdimuhamedov.

Turkmenistani është një nga “vendet e rralla në botë” së bashku me Korenë e Veriut, që zyrtarisht nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19.

Megjithatë Turkmenistani ka filluar në prill të zbut masat kundër coronavirusit – duke hapur restorantet dhe xhamitë. Trenat sërish operojnë, por transporti ajror është akoma i ndaluar.

Por pretendimet e Turkmenistanit që nuk ka regjistruar asnjë rast me coronavirus, janë vënë në pikëpyetje nga vëzhguesit dhe mediat e huaja.

Sipas tyre, diplomati turk në Ashabad ndërroi jetë vitin e kaluar nga coronavirusi, derisa ambasadori britanik në dhjetor në rrjetet sociale pranoi se ishte infektuar me COVID-19 në Turkmenistan.

Share This Article