“Presidenti izraelit Herzog është takuar me Mbretin Abdullah II të Jordanisë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në takim thuhet se Herzog dhe Abdullah, krahas marrëdhënieve Izrael-Jordani diskutuan edhe për çështjet rajonale

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog është takuar javën e kaluar në Oman me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e shtypit izraelit, thuhet se takimi më 29 gusht është realizuar me ftesë të mbretit Abdullah.

Në takim thuhet se Herzog dhe Abdullah, krahas marrëdhënieve Izrael-Jordani diskutuan edhe për çështjet rajonale.

Herzog shprehu lëvdata për Jordaninë dhe mbretin Abdullah. Ai vuri në dukje se kanë diskutuar për çështje të tilla si bujqësia, energjia dhe ndryshimi i klimës.

Shtypi izraelit pretendoi se kryeministri Naftali Bennett zhvilloi në fillim të korrikut në Oman një takim të fshehtë me mbretin Abdullah, por qeveria e Tel Avivit nuk bëri ndonjë deklaratë lidhur me këtë lajm.

Share This Article