Kina është e gatshme të ofrojë një ndihmë për 500 milionë dollarësh për vendet e Azisë Qendrore, deklaroi presidenti Xi Jinping, i cili dje takoi në mënyrë virtuale liderët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit për të festuar 30-vjetorin e vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
“Kina do t’i mbështesë këto vende fuqimisht duke mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorialtë tyre”, theksoi Xi, sipas raporteve të medias zyrtare.
Kina ka në plan të dërgojë edhe një shtesë prej rreth 50 milionë dozash të vaksinës antiCovid-19.
Udhëheqësit e Azisë Qendrore deklaruan se do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, e planifikuar për më 4 shkurt.
Nga pesë vendet, prioriteti kryesor i Kinës është Kazakistani, fqinji më i madh i Azisë Qendrore, i pasur me burime, por që është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të trazirave të shkaktuara kohët e fundit nga rritja tepër e ndjeshme e çmimeve të karburanteve.