Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten në Pekin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Në takimin, kreu i shtetit i Kinës theksoi se vendi i tij gjithmonë ka ruajtur e promovuar paqen botërore nëpërmjet zhvillimit të saj, dhe zhvillimi i Kinës e zhvillimi i botës janë të ndërthurura dhe të realizuara në mënyrë të ndërsjellë. Kina do të promovojë në mënyrë të palëkundur hapjen e nivelit të lartë, do t’i përmbahet drejtimit të duhur të globalizimit ekonomik, do të vazhdojë të promovojë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe do të zgjerojë konvergimin e interesave me vendet e tjera.
Xi Jinping-u vuri në dukje më tej që në 50 vjetët e fundit, bashkëpunimi pragmatik Kinë-Gjermani ka vazhduar të thellohet dhe vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur me afro një mijë herë, duke i shërbyer zhvillimit ekonomik e shoqëror të të dy vendeve. Të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushat e reja, si energjia e re, inteligjenca artificiale dhe dgjitalizimi, duke zgjeruar potencialin e bashkëpunimit në fushat tradicionale. Pala kineze është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin në sektorin e aviacionit me palën gjermane dhe atë evropiane, të kryejë shkëmbime e bashkëpunim për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19, të forcojë shkëmbimet e ndërsjella në çështje të tilla si zhvillimi i gjelbër dhe mbrojtja e mjedisit ekologjik, si edhe të promovojë shkëmbimet njerëzore e kulturore. Presidenti Xi shprehu shpresën se pala gjermane do të punojë me palën kineze për t’i bërë ballë proteksionizmit, në mënyrë që nga rezultatet e bashkëpunimit kino-gjerman të përfitojnë më shumë popujt e të dy vendeve.
Ai theksoi gjithashtu se marrëdhëniet Kinë-BE janë të lidhura me stabilitetin e strukturës globale dhe begatinë e kontinentit euroaziatik dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për t’i ruajtur dhe zhvilluar këto marrëdhënie.
Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se Gjermania është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin ekonomik e tregtar me Kinën dhe të mbështesë ndërmarrjet për të kryer bashkëpunim në investime, si edhe të luajë rolin e duhur në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve BE-Kinë.
Të dy liderët shkëmbyen mendime edhe për krizën e Ukrainës. Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina mbështet Gjermaninë dhe BE-në të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e bisedimeve të paqes dhe në ndërtimin e një kuadri të sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.
Në 50 vjetët e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Gjermanisë ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha fushat. Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës, vlera e përgjithshme e import-eksportit ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar arriti në rreth 235.1 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë Kinën partneren më të madhe tregtare të Gjermanisë për të gjashtin vit radhazi.