Presidenti kinez zhvillon bisedë telefonike me Putinin! Xi Jinping: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, përparësi kryesore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë.

Gjatë komunikimit të tyre, presidenti kinez i tha homologut të tij rus se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është “prioritet i me rëndësi”.

“Promovimi i një armëpushimi dhe ndërprerja e armiqësive është një përparësi e lartë. Përdorimi i forcës së armatosur nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare”, tha Xi, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua .

Presidenca ruse raportoi se Xi e përshkroi ndërmjetësimin e Moskës si thelbësore në përpjekjet për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa Putini deklaroi gatishmërinë e tij për ta bërë këtë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu rezultatet e samitit të G7 në Kanada dhe ranë dakord të takohen në Kinë midis 31 gushtit dhe 3 shtatorit.

Share This Article