Presidenti kroat rreshtohet pro Dodikut: Kush voton për sanksione kundër tij, është tradhtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është rreshtuar pro Dodikut duke thënë sot se kushdo që voton në Këshillin e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut është tradhëtar.

Milanoviq tha se ka të tjerë më të kqinj në Bosnje sesa Dodiku, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

“Njëri nga ta është Bakir Izetbegoviq, ai blen copa të tendave dhe pret për aq kohë sa kroatët të lodhen. Ai vjedh nga ta dhe i gënjen ata gjatë gjithë kohës. Republika Srpska është trup i ndarë brenda Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Milanoviq.

“Në zgjedhjet e fundit, disa vendvotime u zaptuan dhe njerëzit aty votonin ashtu siç ju ka thënë Izetbegoviq. Kroatët që kanë qenë faktorë politikë me boshnjakët janë zhdukur tashmë”, tha ai.

Milanoviq tha se as Milorad Dodik dhe as Vladimir Putin s’janë etnonacionalistë.

“Mos vendosni sanksione, nëse dikush nga Kroacia në Këshillin e BE-së voton për këto sanksione, ai është tradhtar për mua. Unë do të marr pjesë në seanca që askush të mos mund të votojë për sanksione”, tha ai.

Share This Article