Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, njoftoi zyra e tij.
”Kreu i shtetit, 59 vjeç, shfaq vetëm simptoma të lehta dhe po i kryen detyrat e tij zyrtare në izolim në shtëpi”, thuhet në deklaratë.
Gjukanoviç anuloi një takim me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop në Podgoricë për shkak se kishte pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Gjukanoviç është politikani dominues i tre dekadave të fundit në vendin e vogël ballkanik, të cilin e çoi drejt pavarësisë në 2006.