Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të japi mesazhe njësoj si rivali i tij politik Edi Rama, përmes citateve të personaliteteve të njohura të historisë botërore. Në rrjetin social Facebook zott Meta shfaqet duke lexuar në shqip librin e kryeministrit britanik Boris Johnson “The Churchill Factor. How one man made history” (Faktori Çërçill. Si një burrë bëri histori). Fjala është për ish kryeministrin britanik Winston Churchill në vitet e Luftës së Dytë Botërore 1940-1945 dhe 1951-1955. Zoti Meta ka zgjedhur nga libri të veçojë parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriu dhe votimin sipas kushtetutës për të ndryshuar karakterin apo formën e qeverisjes. Mesazhi i zoti Meta vjen ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me LSI të cilën e quajti parti e presidentit.
Mesazhi i zotit Meta
“The Churchill Factor. How one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.
“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….
Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.
Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.
Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.
Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.