Presidenti Meta fton në takim Ramën dhe Bashën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim kryeopozitarin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Ftesën e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, thuhet në reagimin e Blushit.

Sa i përket refuzimit të kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me Metën, pasi ftesa i është dërguar edhe atij, në reagimin e Presidencës thuhet se janë në pritje që kryeministri të gjejë kohë.

“Duke qenë në dijeni që z. Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në reagimin e Tedi Blushit.

Share This Article