Presidenti Meta kërkon ligj për të mbrojtur gjuhën arbëreshe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë qëndrimit në Itali, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe vizitën e tij të parë në Palermo ku është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Miccichè.

“Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror” shkruan Meta në facebook.

Gjatë bisedës me Miccichè, kreu i Shtetit shqiptar ka theksuar nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore.

“Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh”.

Po kështu Meta i dhuroi zotit Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian.

  • Presidenti Meta viziton për herë të parë Palermon, 
  •    Presidenti Meta viziton për herë të parë Palermon, 
  •    Presidenti Meta viziton për herë të parë Palermon, 
Share This Article