Presidenti Meta: Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sonte vendimin e Parlamentit Evropian për njohjen e liderit të opozitës Juan Guaido, si Presidentin legjitim të Venezuelës, e cila prej ditësh tashmë është ngritur në këmbë në protesta për rrëzimin e Presidentit Maduro.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit, i cili erdhi disa ditë pas aktit që kreu Presidenti Trump.

“Përshëndes vendimin e Parlamenti Europian për të njohur Juan Guaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply