Presidenti Meta pret aleatët e PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krerët e 5 partive të vogla aleate të Partisë Demokratike janë duke zhvilluar në këto momente një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Takimi me presidentin është kërkuar nga vet kryetarët e LZHK-së, PBDNJ-së, PR-së, PAA-së dhe PDK-së.

Të pranishëm në Presidencë janë Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, të cilët do të diskutojnë mbi situatën politike në vend dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Aleatët e Bashës pritet t’i kërkojnë presidentit të thërrasë tryezën politike me përfaqësim pozitë-opozitë./Top Channel/

Share This Article