Presidenti Meta priti kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Meta vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.

“E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata. Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital”, u shpreh ai.

Po ashtu, Meta shpreh bindjen se AADF do krijojë hapësira për punësimin e të rinjve.

“Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të startup-eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri”, theksoi Meta./ATSH/

Share This Article