Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur solidaritet me popullin francez pas zjarrit të madh që ra sot në Katedralen Notre Dame.
Në një status në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan:
I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!