Presidenti Meta takoi homologun francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.

Postimi i Metës: 

Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.

Presidenti Francez, Nikolas Sarkozy gjendet në Shqipëri në kuadër të turit që bashkëshortja e tij, Carla Bruni do të mabjë në Sarandë.

Më herët Sarkozy është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Share This Article