Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.
Gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me presidentin El-Sisi,
Ai do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.
Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit shqiptar të Egjiptit.