ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 6 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 6 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 7 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 7 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenti Meta vlerësohet me çmimin ndërkombëtar në Venecia “Luani i Artë”

albnews by albnews
13 July, 2019
in Albania
0
Presidenti Meta vlerësohet me çmimin ndërkombëtar në Venecia “Luani i Artë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”, Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta u shpreh: “Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë”.

RelatedPosts

VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano

Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Sipas tij ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

“Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia. Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë. Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur”, u shpreh Presidenti.

Më tej Meta, nënvizoi se: “Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi”.

Për Presidentin Meta ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

“Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën. Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi”, u shpreh ai.

Top Channel


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result