• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Presidenti nderon Moikom Zeqon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti nderon Moikom Zeqon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

by albnews
5 June, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta çmoi eruditin Moikom Zeqo me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Në vlerësim të kontributit të tij poliedrik në dobi të artit, kulturës e historisë sonë kombëtare. Me cilësitë e shquara si studiues, talentin dhe aftësitë krijuese i ka ofruar publikut shqiptar dhe të huaj vepra të spikatura në fushën e albanologjisë, muzeologjisë, etnokulturës dhe arkeologjisë, si dhe botime letrare në prozë dhe poezi, të vlerësuara për origjinalitetin krijues.

Në mirënjohje të publicistikës së tij të mprehtë, studimeve shumëdimensionale për ndriçimin e gjenezës së kombit, mbrojtjen e monumenteve dhe identitetit tonë kombëtar me përkushtim, kurajë intelektuale, qytetari dhe profesionalizëm të lartë”.

Në një ceremoni të veçantë ku ishin të pranishëm akademikë, shkencëtarë, diplomatë, arkeologë, studiues, shkrimtarë, kritikë, doktorë, botues dhe përfaqësues të mediave, Presidenti i Republikës vlerësoi lart veprimtarinë e shquar dhe kontributet e shumta të arkeologut, shkrimtarit, eseistit, historianit, filozofit dhe mendimtarit Moikom Zeqo në dobi të historisë, artit, kulturës dhe historisë sonë kombëtare.

Në fjalën e Tij Presidenti Meta u shpreh: 
“Jam shumë i lumtur që sot, i akordoj Titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, një personaliteti dhe një njeriu të veçantë; një intelektuali të shquar; një zëri të fuqishëm dhe pene të fortë e të thellë; një ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë; një mendimtari të vyer për kombin tonë; një studiuesi të paepur; një miku të dashur, zotit Moikom Zeqo, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij.
Kërkohet një kohë e pafundme të flasësh për krijimtarinë, për kontributin dhe ndikimin shoqëror, kulturor dhe atdhetar të Moikomit, pasi kur flitet për një njeri të tillë mbetemi pa fjalë për shkak të kontributit dhe veprave të tij të shumta, si një prej personaliteteve me të njohura të kulturës sonë kombëtare, një ndër studiuesit dhe krijuesit shqiptarë më të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.
Për kulturën tonë Moikomi mbetet një nga penat më poliedrike dhe prodhimtare, i cili vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm si në fushën e letërsisë e të kulturës, ashtu edhe të studimeve akademike.
Rrallëherë ndodh që një vend të ketë në gjirin e vet njerëz me një profil kaq të gjerë intelektual.
Ai mbart brenda vetes historianin e antikitetit dhe të Bizantit, poetin, arkeologun dhe novelistin, piktorin dhe muzikologun, politikanin, intelektualin e angazhuar në jetën publike, mendimtarin dhe eseistin.
Me erudicionin e tij të jashtëzakonshëm, Moikomi mbetet një zë i fortë intelektual në Shqipëri dhe më gjerë.

Me një finesë oratorie dhe një stil tejet të rafinuar të shkruari ai ka ditur që gjatë gjithë jetës të shprehë mendimet dhe qëndrimet e tij me shumë mençuri, mendjemprehtësi dhe elegancë.
Gjithashtu, ai ka ditur të ushqejë vazhdimisht etjen për dituri dhe kureshtjen e pafund.
Bota e dijes është e mbushur me mistere magjike, në pritje që mendjet tona të bëhen më të mprehta për t’i kuptuar ato.
Mendja e Moikomit, hulumtimi i kthjellët dhe kritik i tij, jo vetëm që kanë zbuluar të vërtetat e shkuara, por mbeten si trashëgimi akademike dhe kulturore si të vërteta të së ardhmes.
Si shkrimtar, poet, arkeolog, politikan, eseist dhe si filozof, kontributi i Moikomit ndër vite ka qenë gjithnjë i vyer dhe është njohur dhe i vlerësuar gjerësisht.
Cilësi të tilla plot kualitet dhe profesionalizëm nuk kanë qenë aspak të rastësishme, por fryt i përpjekjeve të vazhdueshme intelektuale”, – theksoi mes të tjerash Presidenti Meta.
“Por, mendja e tij e ndritur përkon edhe me një personalitet njerëzor të jashtëzakonshëm.
Një njeri fisnik, dishepull i mirësisë, i miqësisë dhe humanizmit, një njeri i shtrenjtë për miqtë dhe familjen, i përkushtuar ndaj virtytit dhe lirisë.
Edhe në angazhimet e tij publike në politikë, Moikomi është dalluar gjithmonë si një intelektual i përkushtuar ndaj të vërtetës, të mirës publike dhe interesit kombëtar.
Një intelektual, i cili e ka treguar dashurinë për vendin përmes një jete të mbushur me kontribute të shumta e të çmuara, të cilat do shërbejnë si piketa të rëndësishme në kulturën dhe historinë e së ardhmes.
Ndaj sot, i uroj Moikomit edhe shumë vite të tjera me dëshirën për të lexuar vepra e tij të pashtershme. Faleminderit!” – nënvizoi Presidenti i Republikës.
Pasi mori në dorëzim titullin e lartë, zoti Moikom Zeqo falënderoi Presidentin e Republikës për vlerësimin në këtë përvjetor të shtatëdhjetë të ditëlindjes dhe citoi fjalët e Heroit tonë Kombëtar: “Unë do të jem mik i virtyteve, por jo i fatit”.

Previous Post

Përgjimet e “Bild”, reagon Basha

Next Post

Kosovarëve që kanë punuar në Zvicër do t’u kthehen pensionet

albnews

albnews

Related Posts

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD
Albania

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi
Albania

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet
Albania

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Next Post
Kosovarëve që kanë punuar në Zvicër do t’u kthehen pensionet

Kosovarëve që kanë punuar në Zvicër do t’u kthehen pensionet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM