Presidenti slloven kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është mbajtur forumi i Bledit në Slloveni teksa ishin të ftuar përfaqësues të shteteve ballkanike dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha në Bled se shtyrja e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mund të ketë pasoja të padëshirueshme nga të dy palët.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet të marrë pjesë në diskutimin mbi të ardhmen e tij”, tha ai në hapjen e panelit “E ardhmja e Evropës” në Forumin e 16 -të Strategjik të Bled.

Ai shtoi se po shfaqen edhe ide të rrezikshme për ndryshimin e kufijve, të cilat, siç tha ai, nuk përfundojnë kurrë në paqe.

“Unë besoj se në strategjinë e saj të zgjerimit të BE-së, Ballkani Perëndimor duhet parë në tërësi dhe jo veçmas si tani”, shtoi Pahor.

Ai theksoi se rajoni duhet të bëjë më shumë për të qenë tërheqës dhe mbështeti nismën për “Open Balkan”, duke shtuar se ai besonte se nuk ishte një alternativë ndaj BE -së, por pjesë e rrugës së pranimit.

Share This Article