Presidenti Thaçi e uron Prishtinën për fitimin e Kupës, pret nga ajo sukses në Evropë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Prishtinën për fitimin e Kupës së Kosovës të mërkurën, duke thënë se pret që bardhekaltrit të kenë sukses edhe në kualifikime për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Prishtina e fitoi trofeun e shtatë të Kupës së Kosovës dhe të parin nën udhëheqjen e trajnerit Armend Dallku, pasi e mposhti 1:0 Ballkanin falë golit të Otto John të mërkurën në Stadiumin Fadil Vokrri.

Dallku e mori drejtimin e ekipit të parë të Prishtinës pas një periudhe të suksesshme me ekipin U-19 dhe, përveç trofeut, ia ka siguruar edhe një vend në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës për herë të parë pas vitit 2018 dhe të tretën në histori të klubit.

Presidenti i vendit, i cili ishte i pranishëm në ndeshje dhe ia dorëzoi trofeun kapitenit të klubit nga kryeqyteti, Armend Thaçit, e lartësoi lojën e Prishtinës.

Ai nënvizoi se bardhekaltrit treguan shpirt luftarak dhe cilësi në triumfin ndaj klubit nga Suhareka.

“Prishtinë, urime fitorja e Kupës së Kosovës në futboll. Me këtë kualitet, dinamikë dhe shpirt luftarak, suksese presim edhe në Ligën e Evropës”, shkroi presidenti Thaçi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Prishtina do t’i ketë kohë për një pushim të shkurtër, para se të luajë në kualifikime për Ligën e Evropës në muajin gusht.

Share This Article