Presidenti Thaçi kërkon që të hiqet kufiri me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas një qëndrimi në Tiranë ku ka marr pjesë në Samitin “Procesi Brdo-Brijuni” është kthyer në Kosovë.

Me anë të një statusi në Facebook Thaçi ka treguar se ka kaluar pikën kufitare në Morinë dhe e ka quajtur kufi që ndan padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai ka shkruar se këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë.

Postimi i Thaçit:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH


Share This Article