ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 8 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 8 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 9 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 9 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Presidenti Thaçi: Kosova është mburrja dhe krenaria jonë

albnews by albnews
12 June, 2019
in Kosova
0
Presidenti Thaçi: Kosova është mburrja dhe krenaria jonë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.

“12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

“Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës”, ka thënë ai, duke theksuar se liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.

Ky është fjalimi i plotë i presidentit Thaçi:

Dua qysh në fillim t’i uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse 12 qershori i vitit 1999-të, është ditëlindja e lirisë së Kosovës.

Secili nga ne që jetojmë në Kosovë, por edhe shumë të tjerë që jetojnë kudo në botë, e kemi ditën kur u lindëm si njerëz.

Por, 12 qershori është datë që na bashkon të gjithëve si qytetarë të Kosovës.

Këtë ditë u rilindëm të gjithë ne, si qytetarë të lirë të këtij vendi të lirë.

12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe e Perëndimit.

Këtë kurrë nuk do ta harrojmë, do ta respektojmë përgjithmonë.

Ashtu siç jemi sot së bashku, si kosovarë, amerikanë, britanikë, gjermanë, francezë, italianë, e nga shumë vende tjera në këtë ditë të bukur qershori në kryeqytetin e shtetit të Kosovës, në Prishtinë, ashtu ishim bashkë në periudhën më të rëndë, më të errët dhe më tragjike në historinë e re të Kosovës:

–        atëherë kur ishte rrezikuar vetë mbijetesa e një populli,

–        atëherë kur qytetarët e Kosovës ishin në gjendje të sakrifikojnë gjithçka për liri dhe për t’u bërë zot të fatit të vet.

Ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

Ka qenë një hap vendimtar për ta shpëtuar një popull të tërë, për të mundësuar që e keqja të pësojë disfatë dhe që të gjithë neve të na ofrohet mundësia historike, që ta ndërtojmë një të ardhme për ne dhe për brezat e ardhshëm.

Sa të ketë jetë dhe njerëz në këto anë, sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë, ne do të jemi falënderues për qëndrimin dhe vendimin tuaj njerëzor dhe qytetërues të pranverës së vitit 1999.

Ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm!

Edhe sot, si President i Kosovës, ju them sërish, me sinqeritetin dhe përulësinë më të madhe: Ju faleminderit!

Edhe pas përfundimit të luftës dhe sigurimit të paqes edhe nga 50 mijë trupa të Aleancës Veriatlantike, Bota e Qytetëruar ishte së bashku me ne.

Ishte për ta ndryshuar me themel vendin tonë, në të gjitha aspektet e mundshme.

Për ta ndërtuar një Kosovë të re, në të gjitha dimensionet.

Kosova u bë demokracia më e re liberale në Evropë.

Mbajtëm me sukses zgjedhjet e para të lira, si në nivelin e pushtetit lokal, ashtu edhe në atë të pushtetit qendror.

U mësuam t’i respektojmë të drejtat e të gjitha pakicave dhe t’i mbrojmë të drejtat e njeriut.

Krijuam ekonominë e tregut të lirë.

Mundësuam investime nga jashtë.

U stabilizuam si shoqëri.

I bëmë hapat e parë drejt procesit të integrimit euroatlantik. 

Dhe më në fund, në respektim të vullnetit të popullit të Kosovës për ta bërë shtetin e vet, me gatishmëri për t’i gjetur zgjidhjet më të mira për akomodimin e të gjitha nevojave të komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ne shpallëm Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.

Secili politikan i Kosovës, secili qytetar i saj, nuk ka as më të voglin dyshim se çka jemi ne si popull apo cili është identiteti ynë suprem.

Ne jemi evropianë dhe duam të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Ne jemi perëndimorë dhe duam të jemi shtet anëtar i Paktit NATO.

Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës.

Por, ne jemi të bindur që së bashku duhet dhe mund ecim më shpejt drejt integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike dhe në Bashkimin Evropian.

Ne e meritojmë këtë.

Ashtu siç kemi merituar të jemi të lirë.

Ashtu siç e kemi merituar të bëhemi shtet.

Në anën tjetër, e dimë që rrëfimi për ne si Kosovë, si shtet, nuk mund të rrumbullakohet në tërësi pa e ngritur flamurin e Kosovës në East River, në selinë e OKB-së.

Pa e siguruar edhe njohjen nga pesë shtetet e BE-së.

Ashtu siç kemi qenë shumë vite më parë të gatshëm për ta bërë marrëveshjen historike me Serbinë, ashtu jemi edhe sot të vullnetshëm që të bisedojmë me Serbinë për ta bërë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ne sot e kësaj dite jetojmë ende me barrën e një historie të rëndë dhe tragjike që ka ndodhë në Kosovë.

Nuk mund ta harrojmë dot gjenocidin dhe spastrimin etnik!

Këtë kujtesë dhe respektin e pafund ia kemi borxh të gjithë atyre që vuajtën dhe u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Por, në anën tjetër, ne ia kemi borxh fëmijëve tanë dhe gjeneratave që po vijnë, që ta bëjmë marrëveshjen me Serbinë.

Që të jetojmë si shtet në paqe dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë.

Që të sigurojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Që të bëhemi shtet anëtar në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Dhe në fund, që ta ngrisim flamurin e Kosovës edhe në NATO dhe në BE.

Nuk ka kush të na ndalë!

Kosova është mburrja  jonë, është krenaria  jonë, është fati ynë.

Urime edhe një herë Dita e Lirisë së Kosovës.

Ju faleminderit për vëmendjen!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result