Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 personave të këtij fshati nga forcat policore serbe.
Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Sot shënojmë Ditën e të Pagjeturve, ditën e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka varë mbi 10 mijë shqiptarë, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra, ka vrarë mbi 130 fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra”.
Presidenti i vendit tha se nuk do të ketë amnisti për krimet e kryera në Kosovë.
“…kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton edhe amnisti, nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, shtoi ai.
Ai nuk ka pranuar të komentojë për çështje politike.