Presidenti Thaçi sonte u drejtohet qytetarëve pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, sonte do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.

Kjo do të jetë fjala e parë e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.

Share This Article