Presidenti Thaçi takoi Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij nga Serbia Aleksandër Vuçiç, i cili takim është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se në takim i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

Share This Article