Presidenti Thaçi takon arbëreshët e Italisë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim një grup të arbëreshëve të Italisë që po qëndron për vizitë në Kosovë

Thaçi ka falënderuar ata për kontributin e tyre të dhënë gjatë kohës së luftës. Sipas tij, shqiptarët në çdo kohë duhet të ndihen krenarë me arbëreshët pasi kanë çfarë të mësojnë nga jeta e tyre.

“Është kënaqësi e veçantë që ky delegacion gjendet në Kosovë në këtë kohë kur po shënojmë 20-vjetorin e lirisë dhe çlirimit që ju për të keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Sot ndihem shumë i nderuar që t’ju drejtohem në këtë takim”. “Shqiptarët në çdo kohë kudo që janë ndihen shumë krenarë me ju dhe kanë shumë çfarë të mësojnë nga jeta puna dhe veprat e juaja sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta dhe gjeneza jonë. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë traditat besimin dhe kulturën autoktone”.

Sipas Thaçit, tri gjëra i kanë bashkuar arbëreshët e Italisë me shqiptarët e Kosovës, figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe.

“Ndihem mirë që sot takoj njerëzit që kanë ruajtur historinë e tyre por i kanë kontribuo shtetit ku jetojnë. Tri gjëra kanë qenë për ju dhe për ne të shenjta si figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe”.

“Ju i keni dhënë Lëvizjes Kombëtare shumë, asaj politike dhe kulturore në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot jemi shumë krenarë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Ju jeni në shtëpinë tuaj”.

Ndërsa ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se këto takime duhet të jenë një fillim i bashkëpunimit që do t’i ndihmojë Kosovës dhe Shqipërisë drejt rrugës së Bashkimit Evropian, raporton EO.

“Sot arbëreshët për ne kanë një rol të rëndësishëm janë pjesë e popullit tonë i cili është pjesë i Bashkimit Evropian”.

“Duhet të jetë një fillim i bashkëpunimit të gjatë që do i ndihmoj Kosovës dhe Shqipërisë drejtë rrugës së BE-së. Shpresoj që do jemi bashkë shumë shpejtë në shtëpinë e madhe të Bashkimit Evropian”.

Share This Article