Presidenti Thaçi tregon se çka ka biseduar me ambasadorin Grenell

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në takimin e sotëm në Munih, me ambasadorin Grenell diskutuan për marrëveshjet e deritashme dhe për hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe emërimit të ambasadorit Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump për këtë proces.

Në takimin e sotëm në Munih, me ambasadorin Grenell diskutuam për marrëveshjet e deritashme dhe për hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Kosova është me fat që e ka këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljen e dialogut. HTH

Share This Article