Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot e ka vizituar familjen e policit Sami Thaqi, i cili gjatë kësaj jave ka humbur jetën nga një shpërthim në Zhur të Prizrenit, deri sa ishte në kryerje të detyrës.
“Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook./KosovaPress/