Presidenti Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump doli nga dera e Air Force One për një vizitë speciale në Izrael. Ai përshëndeti ngrohtësisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një gjysmë-përqafim dhe një buzëqeshje.

Të dy liderët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar që ka përjetuar një sërë ulje-ngritjesh gjatë disa muajve të fundit. “Ai është një president i kohës së luftës. Ai bëri një punë shumë të mirë. Pata disa mosmarrëveshje me të dhe ato u zgjidhën shpejt”, pranoi Trump në Air Force One.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar. Donald Trump, do të marrë nderimet më të larta civile nga Egjipti dhe Izraeli.

Presidenti egjiptian do t’i japë Trumpit, “Urdhrin e Nilit”, i cili do të vizitojë Egjiptin më vonë të hënën, “në shenjë vlerësimi për rolin e tij në mbështetjen e përpjekjeve për paqe, çaktivizimin e konfliktit dhe rolin e tij udhëheqës në ndalimin e luftës në Gaza”.

Share This Article