Sipas një burimi diplomatik, dy liderët diskutuan disa çështje, përfshirë turizmin, mbrojtjen, agrikulturën, investimet, pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe mënyrat për të zhvilluar lidhjet Turqi-Mbretëri e Bashkuar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, në një bisedë telefonike kanë diskutuar mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale.
Sipas një burimi diplomatik, dy liderët diskutuan disa çështje, përfshirë turizmin, mbrojtjen, agrikulturën, investimet, pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe mënyrat për të zhvilluar lidhjet Turqi-Mbretëri e Bashkuar.
Gjatë bisedës, Erdoğan tha se Turqia përshëndeti përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për çështjen e Qipros, duke theksuar se zgjidhja me dy shtete do të rezultojë në një fitore për të dyja palët, jo vetëm për dy pjesët e ishullit, por edhe për gjithë të tjerët sa i përket mundësive të reja për bashkëpunimin rajonal.
Turqia dhe Britania, përfshirë edhe Greqinë, janë vendet garantuese për ishullin e Qipros.
Muajin e ardhshëm, Kombet e Bashkuara (OKB) do të mbajnë takimin joformal ‘5+1’ mbi çështjen e Qipros, ku do të marrin pjesë dy palët e ishullit, tre vendet garantuese dhe OKB-ja.