Presidenti ukrainas kërkon sanksione ndaj Rusisë para se të bëhet vonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që t’i vendosin sanksione të reja Rusisë para se ta pushtojë vendin e tij, dhe paralajmëroi se veprimi pas ndonjë konflikti do të jetë shumë i vonshëm.

Zelenskyy ka thënë se Ukraina është e gatshme të hyjë në bisedime me Rusinë për të ftohur tensionet, por presidenti rus Vladimir Putin nuk duket se do që të ulet në tavolinë, raporton AP.

Liderët e shteteve të BE-së do të vendosin se si do të jetë forma më e mirë për ta ndaluar pushtimin nga Rusia. Një deklaratë e tyre më herët thoshte se “çdo agresion ushtarak i mëtejmë kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë si përgjigje”.

“Për ne, është e rëndësishme që sanksionet të aplikohen para, se sa pasi që konflikti të ndodhte, sepse nëse aplikohen pas konfliktit do t’i bënte të pakuptimta”, ka thënë presidenti.

Share This Article