Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se e mërkura do të jetë një ditë uniteti, pasi siç tha ai, një pushtim i vendit të tij nga Rusia mund të fillojë atë ditë.
Komentet e liderit ukrainas, të bëra në një adresë drejtuar kombit të tij e të postuara në Facebook, vijnë në mes të tensioneve të rritura midis Kievit dhe Moskës.
Administrata Biden kishte paralajmëruar të premten se një sulm ndaj Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm.
Zelensky njoftoi në deklaratën e tij në Facebook se dekreti për shpalljen e një dite uniteti ishte nënshkruar tashmë.
“Na thuhet se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit”, tha ai, raporton “TheHill”.
Associated Press, duke cituar inteligjencën e marrë nga SHBA, raportoi se Rusia po shikonte të mërkurën si datën e synuar për një sulm.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirbyu tha gazetarëve të hënën “ne ende nuk besojmë se është marrë ndonjë vendim përfundimtar.”
I pyetur në lidhje me deklaratën e Zelenskyyt dhe përmendjen e 16 shkurtit, Kirby tha se “nuk do të flas për vlerësime specifike të inteligjencës, mendoj se ju mund ta kuptojë atë. Ne kemi thënë për një kohë tani se aksioni ushtarak mund të ndodhë çdo ditë”.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. Grumbullimi i trupave kishte ngritur shqetësime mes SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s se Rusia po planifikon një inkursion ushtarak, por Moska vazhdimisht ka mohuar të ketë ndonjë plan të tillë.