Presidenti ukrainas: Nuk do t’i japim askujt asgjë, sepse nuk i detyrohemi askujt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit të tij mëngjesin e sotëm ku tha se “nuk i detyrohemi askujt dhe se nuk do t’i japim asgjë askujt”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas veprimeve të fundit të Rusisë.

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat që i quajti “paqeruajtëse” në dy rajone pro Moskës të Ukrainës lindore, pasi njohur pavarësinë e tyre.

“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”, tha presidenti ukrainas, në fjalimin e tij, duke shtuar se masa ishte një shkelje e integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Ukrainës, raporton CNN, shkruan lajmi.net.

Zelensky shtoi se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbesin siç janë, pavarësisht deklaratave dhe kërcënimeve të Rusisë.

“Ukraina mbështete në hapat e qartë dhe efektiv nga mbështetësit e saj ndërkombëtarë”.

Ai shtoi se Ukraina kishte iniciuar një takim urgjent në Katërshen e Normandisë, të cilat përfshijnë Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Francën.

Ai paralajmëroi se lëvizja e fundit e Putinit minoi negociatat aktuale “paqësore” dhe mund të nënkuptojë një dalje të njëanshme të Federatës Ruse nga Marrëveshja e Minskut dhe injorim të Marrëveshjes së Normandisë.

Zelensky tha se Ukraina dëshironte paqe, megjithatë se ishte përgatitur për një akt agresioni rus për një kohë të gjatë.

Share This Article