Presidenti ukrainas u bën thirrje qytetarëve të luftojnë, premton armë për këdo që mbron vendin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të gatshëm të mbrojnë vendin nga forcat ruse.

Duke kërkuar mobilizim të qytetarëve Zelensky ka thënë se Kievi do të pajisë me armë këdo që dëshiron të luftojë.

Këtë të enjte Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka dhe ajri. Deri më tani janë raportuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur.

Nga shumë analistë ky konsiderohet sulmi më i madh i një shteti kundër një shteti tjetër në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Share This Article