Presidentja e KE-së akuza ndaj ekstremistëve, Von Der Leyen: E djathta ekstreme, me Putinin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, ka kritikuar të djathtën ekstreme në shtetet e bashkimit Evropian duke i cilësuar si përfaqësues të Putinit

Mes grupimeve që ajo përmedn janë Tubimi Kombëtar i Francës, Alternative për Gjermani dhe partinë popullore daneze.

Nga ana tjetër nuk refuzon të përjashtojë bashkëpunimin me nacionalistët e tjerë të djathtë, teksa fushata përpara zgjedhjeve evropiane të qershorit ka filluar.

Ursula Von der Leyen po kërkon një mandat të dytë pesë-vjeçar në krye të komisionit, ku siç është përfolur në mediat ndërkombëtare si diplomate në detyrë, ka më shumë gjasa për të fituar.

Deklaratat, Von der Leyen i ka bërë në në një debat në Mastriht të hënën mbrëma me rivalë nga i gjithë spektri politik.

”Është shumë e rëndësishme që ne të mos shpërqendrohemi nga problemi i vërtetë: këta përfaqësues të Putinit po përpiqen të shkatërrojnë debatin me dezinformim dhe polarizim.

Me tetë kandidatët që kanë deklaruar interesin për ti zënë vendin, gjatë debatit 90-minutësh, Von der Leyen tregoi edhe një anë më të apasionuar nga personaliteti i saj i zakonshëm publik, kur bëhej fjalë për pushtimin rus të Ukrainës dhe luftën Izrael-Gaza.

”Nëse doni t’i jepni fund kësaj lufte, Putini duhet të ndalojë së luftuari dhe atëherë lufta ka mbaruar.

Sa i përket Izraelit ka të drejtën për të mbrojtur veten, por brenda kufijve të ligjit humanitar dhe ligjit ndërkombëtar.

Është e padurueshme dhe e papranueshme të shihet se sa civilë të pafajshëm po vdisnin, veçanërisht fëmijë.

Udhëheqësit e BE-së do të zgjedhin përfundimisht presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian, por ai person do të ketë nevojë për mbështetjen e shumicës së eurodeputetëve.

Share This Article