Presidentja e KE-së: Mesazhi im është i qartë, e ardhmja e Shqipërisë është në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në një reagim në Twitter pas ceremonisë së mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Presidentja e KE-së thekson se “Shqipëria ka realizuar qartë progres në reformat në drejtësi”

“Shumë e gëzuar që ta filloj vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri.Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Evropian i qëndron fort këtij angazhimi. Shqipëria ka realizuar qartë progres në reformat në drejtësi. Tani i takon BE-së të veprojë”, shprehet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Share This Article