Presidentja e Komisionit Europian: E ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe negociatat duhet të fillojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me anë të një postimi në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Von der Leyen shprehet e lumtur për këtë takim, ndërsa thotë se shpreson ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.

“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo në postimin e saj.

Share This Article