Presidentja e Komisionit Europian: Të moshuarit, të izoluar deri në fund të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit”, kjo është deklarata e bërë nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

Sipas von der Leyen kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, theksoi ajo.

Share This Article