Presidentja e Moldavisë: Rusia të largohet nga vendi im

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse Lufta e Ftohtë ka përfunduar zyrtarisht në fillimet e viteve ’90 dhe rrëzimin e regjimeve komuniste në Europën Lindore, ka ende një pjesë të Europës ku kjo nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për Transnistriën, jo më shumë se një rrip toke formalisht e Moldavisë, e shtrirë në shtratin lindor të lumit Dnjepër, në kufi me Ukrainën.

Në kohën e pavarësisë së Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik, kjo zonë nuk pranoi bashkimin me shtetin e ri, duke mbetur faktikisht një protektorat rus, i panjohur nga komuniteti ndërkombëtar,  që vijon të qeveriset ende me qasje sovjetike, ku si kryeqytet të vetëshpallur ka Tiraspolin.  

Por për presidenten e sapo zgjedhur të Moldavisë, Maia Sandu, kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe trupat ruse që ndodhen në atë territor formalisht si paqësues pas konfliktit me forcat moldave në 1991, duhet të tërhiqen.

Ish-ekonomiste e Bankës Botërore, Sandu deklaroi nga kryeqyteti Kishinau se “trupat ruse duhet të zëvendësohen nga monitorues civilë  të OSBE-së, ne jemi një vend i pavarur dhe nuk duam ushtarë të huaj në territorin tonë”.

Deklaratat e Sandu, që fitoi zgjedhjet përballë Igor Dodon, një kandidati afër Moskës, nuk i kanë pëlqyer aspak Kremlinit që sheh Transnistriën si një pikë strategjike të rëndësishme. “ Rusia ka një rol të rëndësishëm aty, dhe tërheqja do të sillte destabilitet në rajon”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./A2CNN

Share This Article