Presidentja Osmani: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin vjetor para deputetëve ka folur për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme përgjatë vitit 2021. Osmani tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh.  Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”, tha Osmani.

Ajo falenderoi presidentin Biden për ndihmën gjatë pandemisë me vaksinat anti-Covid.

“Ndihma më e madhe na erdhi nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden duke na dhuruar gjysmë milioni vakisna. Duke i falenderuar qytetarët i lus ata që ta marrin edhe dozën e tretë që njihet si doza përforcuese. Sikur shumë herë gjatë historisë ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku për të mirën e Republikës”, tha Osmani.

Share This Article