Presidentja Osmani me ambasadorin Hovenier diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Osmani me ambasadorin Hovenier diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri
Presidentja Vjosa Osmani takoi të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi i Osmanit me Hovenierin ishte i rregullt.

“Osmani me Hovenierin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në takim u diskutua për vazhdimin e hapave bashkërendues mes dy aleatëve.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Share This Article