Presidentja Osmani pret në takim Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Stoltenberg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka arritur në objektin e presidencës ku gazetarët kanë marrë pamje nga arritja e Sekretarit të NATO-s.

Stoltenberg pritet ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e Sekretarit Gjeneral të Aleancës Veri Atlantike është paralajmëruar dje edhe në uebfaqen e NATO-s.

Stoltenberg përveç Kurtit dhe Osmanit do të ketë takim me Komandantin e KFOR-it, Franco Federici, dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Share This Article