Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi mbahet në orën 15:00.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në orën 16:10, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.